Katër gazetarë nga Afganistani arrijnë në Kosovë për strehim

Autori: Gazeta inFokus
21:30 | 30 January 2023
Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”.
AGK ka njoftuar se kolegët afganë u mirëpritën në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
“Gazetarët afganë u mirëpritën një muaj pas vendimit të Qeverisë për strehimin e tyre në Kosovë. Gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre. Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e që financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, për gazetarët ukrainas dhe afganë mbështetet bujarisht edhe nga Iniciativa Hannah Arendt”, thuhet në njoftim.

Të tjera
-
Sa kafe duhet të pini për të përmirësuar qarkullimin e gjakut?
Një studim i ri tregon se konsumimi i tre filxhanëve kafe në ditë mund të ulë...
-
“Para së gjithash, jemi mirënjohës”/ Izraelitët mirëpresin sulmet amerikane ndaj Iranit: Trump e mbajti premtimin
Një pjesë e izraelitëve i kanë mirëpritur sulmet e nisura nga Shtetet e Bashk...
-
Oxhakët e KEK-ut pa tym, pamje që s’janë parë prej 25 vitesh
Pamje të pazakonta kanë qarkulluar të shtunën në rrjete sociale: oxhaket e KE...
-
Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Goditje për Rusinë apo mundësi për Putinin?
Vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për të ndërmarrë sulme ndaj Ira...
-
Kthehet në funksion njësia B1 e Termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia B1 e Termocentralit Kos...
-
Rama: Shqipëria mbështet Trumpin për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë armë bërthamore
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, deklaron se “, Shqipëria mbështet fuqishë...
-
Britania, Franca dhe Gjermania i bëjnë thirrje Iranit të mos ndërmarrë veprime të mëtejshme
Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania i kanë bërë thirrje Iranit të mos ...
-
Raportimet për rritjen e çmimit të naftës, MINT me inspektime në terren – apelon qytetarët të lajmërojnë parregullësitë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njofton për intensifikim ...
-
Ngushticat detare që mund ta ngulfasin botën
Ripostim i datës 10 janar 2022 (Diçka për Ngushticën e Hormuzit) Shkruan: ...
-
Haradinaj: Mbështesim fuqishëm sulmet ajrore amerikane mbi kapacitetet bërthamore të Iranit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se i mbështet fuqishëm sulmet a...
-
Pamjet e punëtorit duke dalë nga kaldaja e KEK, Bajrami: Kushte të rënda e pa pajisje mbrojtëse
Sindikata e Re e KEK-ut ka postuar një video, ku një punëtor shihet duke dalë...
-
Vetaksident me fatalitet në Shalë të Drenasit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shalë të Drenasit. Si pasojë...