Lajme

“Katër drejtori” – Kushtet e PDK-së për LVV-në në Gjilan

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 03 January 2022

Ish – kandidatja për kryetare të Gjilanit nga radhët e PDK-së, Leonora Morina Bunjaku, ka thënë për Albanian Post se janë në bisedime ende me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje, po dallimet janë te ndarja e drejtorive.

“Ne madje kemi lëshuar pe, pasi fillimisht kemi kërkuar pesë drejtori dhe aktualisht jemi dakorduar me katër. Por, nuk kemi pas gatishmërinë e palës tjetër, Lëvizjes vetëvendosje”, tha Bunjaku për AP.

“Po presim që të arrihet ujdia, bisedime ka, por akoma nuk është asgjë definitive”, tha ajo.

Ndryshe, seanca e Kuvendit Komunal në Gjilan, pritet të mbahet të mërkurën më 5 janar, kur edhe pritet të zyrtarizohet marrëveshja finale për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare në Gjilan.

Ndërkaq seanca e Kuvendit Komunal në Gjilan, do të mbahet më 5 janar.

Alban Hyseni, më nëntë dhjetor të vitit të kaluar zyrtarisht pati marrë detyrën e kryetarit të komunës së Gjilanit.

Hyseni, para kuvendarëve të Komunës së Gjilanit pati bërë të ditur se do e sjellë frymën e re që banorët e Gjilanit e kanë pritur.

“Sot jemi në mbledhjen e parë të kuvendit të ri të Gjilanit, kuvendit komunal të ndryshimit dhe zhvillimit që e pret komunën në katër vitet e ardhshëm rotacioni ishte i pashmangshëm për të sjell frymën e re që banorët e Gjilanit po e prisnin e që reflektuan me votë fillimisht me 17 tetor e pastaj dhe definitivisht me 14 nëntor”, kishte thënë Hyseni.

Alban Hyseni ka marrë besimin e 21 mijë e 374 gjilanasve, duke e lënë pas kundër kandidatin e tij nga LDK, Lutfi Hazirin, për 859 vota më shumë, në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale të 14 nëntorit. /Albanianpost.com

Të tjera