Lajme

Katër ditë në pus me gjarpërinj helmues e akrepa, shpëtohet 10 vjeçari në Indi!

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 June 2022

Ndryshe nga disa raste të tjera, përpjekjet e shpëtimit të një të mituri të rrëzuar në një pus të ngushtë në Indi, kanë pasur fund të lumtur.

Katër ditë me radhë, ekipet e shpëtimit tentuan nxjerrjen e 10 vjeçarit Raul Sahu, të bllokuar në pusin 24 metra të gjatë ku ra teksa luante në oborrin e shtëpisë së tij në rajonin Chhattisgarh të Indisë Qendrore.

Moti i keq e vështirësoi së tepërmi punën e tyre, së bashku me gjarpërinjtë helmues e akrepat që dolën në sipërfaqe pas gërmimeve për hapjen e një tuneli paralele me pusin, me qëllimin të ndihmohej nxjerrja e fëmijës prej andej. në fund, operacioni i shpëtimit rezultoi i suksesshëm: Edhe pse i dobët fizikisht, 10 vjecari, i cili ka probleme me dëgjimin e të folurën, u nxorr gjallë nga pusi dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë.

-Advertisement-

Raul është gjallë falë lutjeve të të gjithëve dhe punës së palodhur të ekipit tonë të shpëtimit, tha kreu i administratës lokale, Jeetendra Shukla, i cili pohoi për gazetarët se një gjarpër ishte parë në të njëjtin vend, por djali kishte treguar një trimësi të pashoqe dhe ruajti qetësinë përgjatë të gjithë operacionit.

Gjatë gjithë kohës, ishte përdorur një kamera për të monitoruar gjendjen dhe lëvizjet e tij gjatë kohës që ishte në pus, ndërsa një tub oksigjeni pomponte ajër të pastër.

Puset e pambuluara janë një tipar i zakonshëm i fshatrave indiane, e kjo bën që shpesh ato të bëhen shpesh shkas për aksidente të rënda që përfshijnë fëmijë të vegjël.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera