Rozë

Katër ditë “live” në Youtube

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 13 June 2017

Katy Perry përfundoi një shfaqje 4-ditore të saj në Youtube Livestream, të quajtur “Katy Perry – Witness World Wide”, me një koncert live mbrëmjen e të hënës në Los Angeles me 1 mijë fansa fatlumë.

Të premten, Perry ishte nismëtare e eventit me publikimin e albumit të saj më të fundit, “Witness”. Përveç koncertit, ku ajo performoi këngë të albumit të saj, ndër kulminacionet e eventit 96-orësh përfshinin edhe diskutime mbi të drejtat civile, jetën, dashurinë, shëndetin mendor, ndërgjegjen, instruksione për makeup, mbajtja e koneve dhe një premtim nga Perry për të varrosur një armiqësi të hershme me rivalen e saj të popit Taylor Swift, duke e quajtur atë një këngëtare fantastike, e duke thënë se ajo mendon se së bashku mund të jenë shembuj të femrave të fuqishme në industrinë e muzikës.

Por, Swift, 27-vjeçare duhet ende t’i përgjigjet ftesës së saj dhe të përfundojë kështu betejën mes dy prej këngëtareve më të mëdha femra të muzikës pop. Përplasja mes tyre, që ka filluar si një mosmarrëveshje për kërcimtarët në klipe më shumë se tre vjet më parë, është shpalosur edhe në këngët e tyre.

-Advertisement-

Të premten, Taylor Swift publikoi përmbledhjen e këngëve të saj në shërbimet online pasi kishte shmangur platforma të tilla prej tre vitesh, të njëjtën ditë në të cilën Perry lançoi albumin e ri “Witness”, në atë që shumëkush e pa si një përpjekje për të vjedhur vëmendjen nga rivalja.

Në koncertin e të hënës, Perry performoi këngët e saj hite dhe ato të reja dhe ai u transmetua live në kanalin e saj në Youtube.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera