Lajme

Katër ditë deri në parashkrimin e lëndës gjyqësore në rastin e dëmtimit të veturave të EULEX-it

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 21 August 2019

Vetëm dy seanca gjyqësore gjatë katër vjetëve. Për këtë do të mbahet mend procesi gjyqësor ndaj aktivistëve dhe ish-aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të akuzuar për dëmtimin e veturave të EULEX-it në vitin 2009, i cili pas katër ditësh arrin parashkrimin absolut.

Prej fillimit ky gjykim është karakterizuar me mosseriozitetin e gjykatës dhe policisë karshi zhvillimit normal të procedurave gjyqësore. E ka karakterizuar edhe refuzimi i pjesës dërrmuese të të akuzuarve për t`iu përgjigjur thirrjeve të gjykatës, për të marrë pjesë në seancë, shkruan Koha Ditore. Urdhra, që pastaj gjykata i ka lëshuar ndaj të akuzuarve për fletësjellje me dhunë, por që policia zakonisht është arsyetuar se “nuk i ka adresat e sakta të të akuzuarve ose nuk po i gjen në lokacionet e caktuara”.

“Aktivizimi” i policisë ka ndodhur vetëm në vitin 2016, në kohën kur Kuvendi i Kosovës po përballej me dështim të seancave plenare, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës nga partitë opozitare, si shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe rreth krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

-Advertisement-

Në atë periudhë janë arrestuar disa aktivistë të VV-së, përfshirë edhe deputetin Glauk Konjufca, ish-sekretarin e VV-së, Dardan Molliqaj, e ish-zëdhënësin, Frashër Krasniqi. U patën dërguar për një muaj në paraburgim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera