Katër arsye për të ngrënë më shumë hudhër në verë
Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 16 August 2019
Hudhra është një nga produktet që mund ta gjejmë në tregjet e fruta perimeve gjatë gjithë vitit. Megjithatë, si çdo produkt tjetër, edhe hudhra ka stinën e sezonin e saj.
Ajo është e vogël por punën e bën të madhe për organizmin e njeriut. Më poshtë, do të mësoni arsyet përse duhet të rrisni konsumin e hudhrës gjatë stinës së verës për të mirën e shëndetit.
Hudhra ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Ajo pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet. Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje. Ekspertët rekomandojnë ngrënien e të paktën 2 thelpinjve në ditë që të merrni përfitime të mëdha.
Pak kalori
Hudhra mund të përmirësojë shijen e shumë ushqimeve të verës dhe ofron pak kalori. Mjafton një ose dy thelpinj hudhër, jo vetëm për të gatuar diçka të shijshme por edhe për të marrë vlerat e nevojshme.
Hollon gjakun
Gjaku i njeriut mund të trashet më shumë gjatë verës kur trupi humbet ujë nëpërmjet djersitjes dhe njerëzit duhet të pinë më shumë ujë që të hidratohen. Hudhra njihet si një ndër perimet më të mira për hollimin e gjakut, madje shmang trombozën.
Vitamina C
Gjatë verës, njeriu duhet ta ketë prioritet marrjen e vitaminës C si nëpërmjet ushqimeve ashtu edhe nëpërmjet suplementëve.Lëkura ka më shumë nevojë për këtë vitaminë sepse është gjatë gjithë kohës e ekspozuar ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollcë. Një racion prej 28 gramë hudhër ofron dhe plotëson 15% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.
Antioksidantët
Hudhra është shumë e pasur me antioksidantë të cilët luftojnë dëmin që shkaktojnë radikalet e lira në organizëm.Antioksidantët tek hudhra mbështesin mekanizmat mbrojtës së trupit kundër dëmeve të shkaktuara prej këtyre substancave.Përpos tyre, hudhra mund të ulë kolesterolin dhe tensionin e gjakut dhe e mbron trurin nga sëmundjet që i kanosen si pasojë e moshës apo stilit të jetesës/Agroweb.
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thÃkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për krÃme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...