Kategoritë e dala nga lufta nuk do të festojnë sot, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
11:25 | 17 February 2022
Kategoritë e dala nga lufta sot kanë deklaruar se nuk do të festojnë 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga PDK-ja, Hisen Berisha përmes një deklarate publike ka thënë se i bashkohet qëndrimit të kategorive të dala nga lufta, se nuk do të jetë pjesë e kësaj ceremonie.
Sipas tij kjo sepse sa i përket organizimit kjo ceremoni përfaqëson vobektësi dhe mungesë shpirti, e që për herë të parë po festohet nga ata që nuk e shkruan pavarësinë me plumba, shkruan Gazeta Infokus.
“Si deputet që takoj edhe në komunitetin e kategorive të dala nga lufta, solidarizohem me qëndrimin e tyre dhe përkundër vlerësimit të lartë deri në hyjnizim të kësaj dite, nuk do të jem pjesë e kësaj ceremonie, që sa i përket organizimit përfaqëson vobektësi dhe mungesë shpirti. Sakrifica e kategorive të dala nga lufta qëndron në themelet e lirisë sonë. Kjo liri i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve, invalidëve, viktimave të luftës dhe sakrificat e popullit për liri”, ka thënë ai.
Berisha ka bërë thirrje që të gjithë ata që sot po e festojnë 14 vjetorin të bëhen bashkë dhe të dërgojnë një urim në Dhomat Speciale në Hagë.
“Ndaj i ftoj të gjithë ata që festojnë sot, Shtetas të Republikës së Kosovës, ju që sot përvjetorin e shpalljes së shtetit sovran e të pavarur, festë që për herë të parë nuk po organizohet nga ata që pavarësinë e shkruan me plumba, ju lutem, mblidhuni dhe bëni një urim dhe dërgojeni në Dhomat Speciale në Hagë, atje ku pavarësia po mbahet e burgosur! Atje ku po provohet të na gjykohet qëllimi i luftë sonë dhe vet liria”, ka thënë ai.
Derisa nuk kanë munguar edhe kritikat për një vitin e qeverisë Kurti, për të cilën Berisha ka deklaruar se nuk erdhi asnjë njohje e re e Republikës së Kosovës e sipas tij ndodhi rrënimi plotë i ekonomisë.
“Edhe në pikëvështrimin tim, situata të cilën po e kalon ketë përvjetor Republika e Kosovës, përputhet në plotni me situatën që ka kaluar Shqipëria pas rrëzimit të Nolit nga qeverisja, vajtuar në elegjinë kushtuar Luigj Gurakuqit. Por unë nisur nga kultura ime familjare e intelektuale, nuk do t’iu lëndoj aq ashpër, të dashur bashkështetas të Republikë së Kosovës. Mirëpo efektet e kësaj qeverisje një vjeçare (pa asnjë njohje ndërkombëtare, rrënim i plotë i ekonomisë, mos arrestim i asnjë prej “hajnave” që e “vodhën” shtetin 20 vite) ma bëjnë tepër të kjartë se fitorja e LVV në zgjedhjet e 14 Shkurtit, tërësisht e ka vra pavarësinë e Kosovës.Prandaj, Ju që do të festoni këtë përvjetor ngrihuni në përgjegjësitë politike dhe ta mbrojmë pavarësinë e Kosovës si vlerë sublime e kombit shqiptar përgjatë përpjekjeve historike për t’u çliruar nga okupimi serb”, ka thënë deputeti i PDK-së.
E asnjë urim për 14 vjetorin e pavarësisë nuk është bërë as nga Organizata e Kategorive të dala nga Lufta, OVL-UÇK./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...