Rozë

Kate me qëllim nuk e bëri një falënderim

Autori: Gazeta inFokus 15:48 | 29 December 2017

Kate Winslet ka treguar hapur lidhur me të punuarit me Harvey Weinstein dhe se si me qëllim nuk e falënderoi kur e fitoi çmimin Oscar.

Aktorja foli rreth asaj se si Weinstein e distribuoi filmin e saj të parë dhe se nuk po e lë asnjë rast pa e përmendur këtë fakt.

“Sa herë më shihte, vinte dhe më thoshte: ‘Mos harro se kush ta dha filmin e parë!’. Ai nuk ma DHA filmin e parë – kam marrë pjesë në audicion për katër muaj. Peter Jackson ma dha rolin. Por, e dini, si guxon ta mbjellë këtë farë në mendjen time, që në një mënyrë secila pjesë e karrierës sime ka të bëjë me emrin e tij”, tha Kate.

-Advertisement-

“Ai ishte shumë i tmerrshëm për të pasur punë me të”, shtoi Kate. “Unë isha njëra prej atyre që ai i etiketonte si “e vështirë”, sepse nuk do të bëja gjëra që i kërkonte në nivelin e biznesit… Ato ishin kërkesa qesharake … Nuk i pëlqeja si njeri sepse nuk e lejoja të përqeshesha nga ai”.

Kate po ashtu tregoi se si filmi The Reader ishte supozuar të publikohej një vit pasi doli në teatër, por Weinstein vendosi ta publikojë në të njëjtën kohë me Revolutionary Road, film ky i saj me bashkëshortin e atëhershëm Sam Mendes.

“E mendoja me veten: Epo, nëse në ndonjë mënyrë do të mund ta mbroja veten nga ky njeri i tmerrshëm, nuk do ta falënderoj. Nëse do të ndodh ta fitoj çmimin Oscar, nuk do t’i them faleminderit”, tha Kate, dhe vërtetë nuk e falënderoi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera