Rozë

Kate Moss flet për eksperiencën e saj të parë për Calvin Klein me aktorin e famshëm

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 27 July 2022

Kate Moss në një intervistë për BBC radio ka risjellë fillimet e saj të para të karrierës, pikërisht për Calvin Klein.

Në vitin 1992, ajo xhiroi fotot e saj të para për Calvin Klein me aktorin Mark Wahlberg. Por Moss i tha prezantueses Lauren Laverne se xhirimi i të brendshmeve nuk riktheu kujtime të mira.

Topless për fotografitë, modelja asokohe 17 vjec tha se ndihej e objektivizuar dhe “e cenueshme dhe e frikësuar”. Ajo tha se vuante nga ankthi i rëndë para xhirimit dhe iu dha valium për ta ndihmuar të kalonte përvojën.

-Advertisement-

Moss tha se ajo tani ajo kujdeset për modelet e saj dhe siguron që një agjent të jetë gjithmonë me ta në një xhirim, kështu që ka dikë që të thotë: “Unë nuk mendoj se është e përshtatshme.”

Për Wahlberg, Moss tha: “Ai ishte shumë maço (një burrë që është agresivisht krenar për maskulinitetin e tij), dhe gjithçka kishte të bënte me të. Ai kishte një shoqëri të madhe. Unë kam qenë thjesht një modele”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera