Lajme

Katalunjës i skadon afati, Madridi: Përgjigjja në letër, e pavlefshme

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 16 October 2017

Qeveria spanjolle pritet të lëvizë drejt rivendosjes së sundimit të drejtpërdrejtë mbi Katalunjën, pasi udhëheqësi rajonal humbi mundësinë të qartësonte brenda afatit limit të vendosur, nëse e kishte shpallur apo jo pavarësinë e rajonit nga Spanja.

Katalunja, një rajon tejet i pasur në verilindje të vendit, kërcënoi me mëvetësim pas referendumit të 1 tetorit, të cilin Gjykata Kushtetuese e Spanjës e cilësoi si të paligjshëm. Kjo e futi vendin në një prej krizave politike më të rënda, që prej përpjekjes për grusht shteti në vitin 1981.

Udhëheqësi katalanas, Carles Puigdemont bëri një deklaratë simbolike pavarësie të martën e kaluar, por e pezulloi atë brenda pak sekondash, e bëri thirrje për negociata me Madridin mbi të ardhmen e rajonit.

-Advertisement-

Madridi i dha afat Puigdemontit deri në orën 10 të kësaj të hëne, për të qartësuar pozicionin e tij në lidhje me pavarësinë, ose më saktë të thoshte “po” ose “jo” ndaj pyetjes së bërë, ndërsa afati shtrihej deri të enjten për të ndryshuar mendje, nëse ai do të këmbëngulte për shkëputjen nga Spanja. Në të kundërt, Madridi do të pezullonte autonominë e Katalunjës, nëse ai zgjidhje të vijonte me përpjekjet për pavarësi.

Ministri i Drejtësisë, Rafael Catala tha të hënën se, përgjigjja që Puigdemont i kishte dhënë përmes një letre kryeministrit spanjoll, Mariano Rajoy, nuk ishte e vlefshme. “Pyetja ishte e qartë, ndërsa përgjigjja jo”, tha Catala për gazetarët.

E pavarësisht se qeveria nuk ka marrë ende një vendim, pasi po analizon ende letrën, ajo mund të nisë nga veprimi ditën e enjte, kur të përfundojë edhe afati i dytë i vendosur ndaj Puigdemontit.

Në letrën e tij, Puigdemont nuk i përgjigjej drejtpërdrejtë pyetjes mbi pavarësinë. Udhëheqësi katalanas shkruante, ndërkohë, se dy krerët duhej të takoheshin sa më shpejt të ishte e mundur për të hapur dialogun brenda dy muajve të ardhshëm.

“Oferta jonë për dialog është e sinqertë dhe e ndershme. Brenda dy muajve të ardhshëm, objektivi ynë është ta zhvillojmë këtë dialog, pasi të gjithë institucionet dhe personalitetet ndërkombëtare, spanjolle dhe katalanase kanë shprehur gatishmërinë për nisjen e dialogut”, shkruante Puigdemont në letër. “Në këtë mënyrë, ne do të verifikojmë angazhimet e secilës parti për të gjetur një zgjidhje të përbashkët”.

Në rastin e një deklarate pavarësie, kjo do të aktivizonte nenin 155 të Kushtetutës spanjolle të vitit 1978, sipas së cilës qeveria e Madridit mund të vendosë sundimin e drejtpërdrejtë në secilën prej 17 rajoneve autonome të Spanjës, nëse ato shkelin ligjin. Qeveria qëndrore, në këtë fazë, do të mund të shkarkonte administratën lokale dhe të emëronte një ekip të ri qeverisës, të merrte kontrollin e policisë dhe financave, si dhe të shpallte zgjedhje të parakohshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera