Lajme

Katalonjë, më shumë se 700 kryebashkiakë thirren në gjykatë

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 14 September 2017

Prokurori publik i Spanjës ka thirrur më shumë se 700 kryebashkiakë katalanas, për t’i marrë në pyetje, për mbështetjen e tyre ndaj referendumit të ndaluar të pavarësisë.

Jose Manuel Maza tha se ndonjë nga drejtuesit komunalë, të cilët pranuan të ndihmojnë në votimin e muajit të ardhshëm, duhet të arrestohen. Prokurorët, më herët kanë urdhëruar sekuestrimin e fletëve të votimit dhe materialeve të votimit.

Vota e Katalonjës për shkëputjen nga Spanja konsiderohet e paligjshme dhe është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Por, qeveria pro-pavarësisë e Katalonjës, ka thënë se referendumi, i cili është planifikuar më 1 tetor, do të vazhdojë.

-Advertisement-

Nëse votimi mbahet, prokurorët mund të ngarkojnë udhëheqësit e këshillit me keqpërdorimin e fondeve publike, çka do të sillte probleme ligjore për ta.

Asociacioni i Komunave për Pavarësi u ka shkruar qindra zyrtarëve katalanas, duke i siguruar ata se nuk po bëjnë asgjë të gabuar për të ndihmuar në mbajtjen e votimit, pavarësisht nga veprimet e tilla që sfidojnë Gjykatën Kushtetuese të Spanjës.

Në përgjigje të masës së fundit të qeverisë spanjolle, autoritetet katalanase i kanë kërkuar kryebashkiakëve të rajonit të dalin në rrugët e Barcelonës, në shenjë proteste të shtunën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera