Rajoni dhe Bota

Katalonja mbyll baret dhe restorantet për 15 ditë për shkak të COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 14 October 2020

Baret dhe restorantet do të mbyllen për 15 ditë në rajonin spanjoll të Katalonjës, në verilindje të Spanjës, duke nisur nga e enjtja për të frenuar rritjen e epidemisë së COVID-19, njoftuan sot autoritetet rajonale, raporton ATSh.

Njoftimi i kësaj mase drastike ndodhi pas mbylljes së pjesshme të Madridit dhe kufizimeve të tjera të marra në rajonet e Andaluzisë, Navarras ose Galicias për të luftuar rritjen e kontaminimeve në Spanjë, ku pandemia ka vrarë më shumë se 33 000 persona.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera