Lajme

Katalonja kërkon bisedime. Lideri i rajonit nuk sqaron nëse u shpall pavarësia

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 16 October 2017

Presidenti i Katalonjës ka dërguar një letër vetëm dy orë përpara skadimit të afatit të dhënë nga Madridi zyrtar që kërkon një përgjigje të qartë mbi shpalljen e pavarësisë.

Carles Puigdemont sërish nuk jep një përgjigje të qartë, por përcjell edhe një herë ofertën për bisedime me kryeministrin Mariano Rajoy e kërkon që dialogu të zhvillohet brenda dy muajve të ardhshëm. Nëse ai do ta konfirmonte deklaraten e shkëputjes, atëherë do të ketë edhe tre ditë të tjera kohë për ta tërhequr mbrapsht.

Në të kundërt, Katalonja që gëzon një autonomi të zgjeruar, përballet me perspektivën e vendosjes nën qeverisjen e drejtpërdrejtë të Madridit. Afati i dhënë Puigdemontit është ora 10:00 e paradites së sotme.

-Advertisement-

Pas mbajtjes së referendumti të shkëputjes përpara dy javësh, i konsideruar i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës, lideri katalanas firmosi deklaratën e pavarësisë në Parlamentin rajonal, por e pezulloi zbatimin e saj me argumentin se dëshironte t’i jepte kohë dialogut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera