Katalanasit nuk hapin rrugë, Puigdemont drejt burgut
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 30 October 2017
Spanja përgatitet të vërë në zbatim masat ekstreme të kësaj fundjave, të cilat do ta shikojnë Madridin zyrtar të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Katalonjës e të largojë nga posti presidentin e saj, Carles Puigdemont.
Shkarkimi nuk është problemi i vetëm me të cilin ndeshet firmëtari i deklaratës së Pavarësisë: Puigdemont dhe zyrtarë të tjerë katalanas përballen me akuza penale e ndoshta edhe burgun, një lëvizje kjo që mund të çojë drejt protestash masive.
Vendosja e përkohshme e kontrollit të qeverisë qendrore çon drejt zëvendësimit të gati 150 ministrave rajonalë, një pjesë e të cilëve zotohen të vazhdojnë punën e të shpërfillin vendimin e Spanjës. Si Puigdemont, ashtu dhe zëvendësi i tij Oriol Junqueras e kanë bërë të qartë se nuk pranojnë urdhrat e Madridit dhe thonë se nga zyrat e tyre, do të mund t’i largojnë vetëm qytetarët e Katalonjës.
Ky dhe momenti më i vështirë për liderin katalanas: Nëse refuzon largimin, ai rrezikon prangosjen dhe gjykimin në bazë të akuzave për rebelim. Dënimi maksimal në një rast të tillë është 30 vjet heqje lirie. Mëngjesin e së hënës, prania policore përpara ndërtesës së qeverisë katalanase, ishte e lartë. Kryeprokurori i Spanjës është duke përgatitur padinë për cilindo zyrtar që supozohet të ketë shkelur ligjet vendase me shpalljen e Pavarësisë pas referendumit të cilësuar të Paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Spanjës.
Madridi urdhëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja rajonale në 21 dhjetor, në të cilat Puigdemont mund të kandidojë, por vetëm nëse nuk ka përfunduar ndërkohë prapa hekurave.
Ministri i Jashtëm spanjoll Alfonso Dastis u përpoq të sqaronte se qeveria nuk po përpiqet t’ia heqë katalonjes autonominë, por me veprimet e saj, në fakt po ia rikthen atë. Lëvizja e Madridit prek rreth 200.000 punonjës të administratës publike në rajon. Përpara ortekut të zhvillimeve që sollën aktivizimin e nenit 155 të Kushtetutës për herë të parë në historinë e vendit, Katalonja kishte nivelin ndoshta më të lartë të vetë-qeverisjes në të gjithë Spanjën.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...