Lajme

“Kastrohet” djaloshi dyvjeçar, mjekët ia operuan testikulin e gabuar

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 21 December 2018

Një djalosh dyvjeçar në Britani të Madhe nuk do të mund të bëhet baba pasi kirurgët ia operuan testikulin e gabuar. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij. Ai ishte shtrirë në Spitalin Mbretëror të Bristolit për ta operuar njërin testikul që ende nuk ishte lëshuar në skrotum.

Djaloshi e kishte një testikul të shëndoshë dhe një tjetër nuk i funksiononte. Babai i tij tha se mjekët ia operuan testikulin e shëndoshë, duke e lënë shterp për tërë jetën. Zyrtarët e spitalit kanë kërkuar falje dhe kanë deklaruar se e kanë filluar një hetim për këtë incident serioz. Familjes në fillim i ishte thënë se djaloshi do t’i nënshtrohet një operacioni të vogël me rrezikshmëri minimale dhe i cili do të përfundojë brenda 30 minutash.

Sidoqoftë, gjithçka shkoi ndryshe. “Ne mbetëm duke pritur për një kohë të gjatë. Pas dy orëve e gjysmë, nga salla dolën mjekët dhe unë e dita që diçka nuk ishte në rregull. Unë dhe gruaja ime u kapluam nga paniku. Na thirrën në zyrë dhe na treguan se operacioni nuk ishte i suksesshëm”, tha babai i djaloshit, emri i të cilit nuk është publikuar.

-Advertisement-

Prindërve u ishte thënë se një kirurg e ka futur gabimisht kamerën mjekësore në kanalin e testikulit të shëndoshë dhe se ky testikul nuk do të funksionojë më. Sipas të dhënave të sistemit shëndetësor, 1 në 25 meshkuj linden me testikuj që nuk ndodhen në skrotum, ndërsa 1 në 100 djem kanë testikuj që nuk zhvendosen në skrotum pa ndërhyrje kirurgjike, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera