Sport

Kastriot Rexha i përgjigjet Dritës

Autori: Erion Maliqaj 20:26 | 26 November 2018

Sulmuesi i Feronikelit, Kastrot Rexha i është kundërpërgjigjur ish – drejtorit të Dritës, Fisnik Kërçelit, sa i përket mënyrës së largimit nga ekipi gjilanas, shkruan Gazeta inFokus.

Rexha ka thënë në Sportin Total të KTV-së se nuk ka pasur asnjë marrëveshje të mëhershme me Feronikelin, gjë e cila ishte konfirmuar nga Kërçeli javë më parë.

“Në asnjë moment nuk kam pasur marrëveshje me asnjë ekip tjetër derisa kam qenë pjesë e Dritës. Drita e ka pas rregull që ata që e vazhdojnë kontratën mund të jenë pjesë e ndeshjeve ndërkombëtare. Në momentin që e kam parë listën për ndeshjet ndërkombëtare e ku unë nuk isha pjesë e saj, pasi nuk arrinim marrëveshje, atëherë unë kam biseduar me Feronikelin dhe kam arrit marrëveshje”, ka thënë ndër të tjera ish – sulmuesi i Dritës.

-Advertisement-

Ai ka shtuar se ka respekt të madh për drejtuesit e Dritës e sidomos për tifozët “Intelektualët”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera