Lajme

Kastrati: Vota e VV’së kundër rezolutës së PDK-së për Covidin është dorë e turpit

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 27 April 2021

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati e ka quajtur dorë të turpit, votën e VV-së kundër rezolutës së PDK-së për menaxhimin e situatës së rëndë me COVID-19 në vendin tonë.

Kjo është gjendja e 21 vjeçares që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë

-Advertisement-

Postimi i plotë i Kastratit:

DORA E TURPIT

Sot deputetët e VV votuan kundër rezolutës së propozuar nga PDK për t’i ndihmuar qytetarët që janë duke vuajtur nga COVID 19. Gjatë seancës së djeshme parlamentare vdiqën 11 qytetarë nga COVID. Gjatë seancës së sotme 8. Dora e ngritur lartë e VV përmes së cilës votuan kundër rezolutës së propozuar nga PDK për të shpëtuar jetê, është dora e Albin Kurtit. DORA E TURPIT.  Këta të tjerët aty janë aksidente elektorale që i ka prodhuar Kurti ndër vite përmes gjuhës së tij të urrejtjes ndaj çdo krahu tjetër politik. Në vulgaritetin e tyre Albini është konformisti. Sonte nëpër spitalet tona ka mundësi që ndonjë nga qytetarët tonë rrezikon jetën nga Covid sepse nuk ka mundësi të paguaj terapitë. Për këtë votuan sot deputetët e VV dhe madje dje edhe duartrokitën. Çfarë përgjegje ndaj tragjedive familjare që po shkakton COVID.

Arsyeja e votës kundër: çdo gjë që propozon PDK, duhet të refuzohet me çdo kusht e në çdo rrethanë. Të lindësh i paditur nuk është faj, por ta ushqesh padijen si armë kundër kundërshtarit politik madje edhe me çmimin e rritjes së numrit të vdekjeve nga COVID është krim.

Kjo është primitivizmi i Kurtit i veshur me kostumin e pushtetit të gënjeshtrave. Për Kurtin, njerëzit janë njerëz vetëm kur ka nevojë për votat e tyre, ndërsa kur njerëzit kanë nevojë për qeverinë ai e le ata të vdesin. Ndërsa, aksidentet e tij elektorale vazhdojnë të duartrokasin në Kuvend pasi që edhe sot me dhjetëra vdiqën nga COVID.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera