Lajme

Kastrati: Ushtrinë do ta kemi tre muaj pas formimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 30 Maj 2017

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Kastrati, ka thënë se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri është një prej prioriteteve kryesore të partisë në të ardhmen.

“PDK, një prej prioriteteve në të ardhmen, një prej prioriteteve më imediate, e ka formimin e Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë Kastrati në RTV Dukagjini.

Ish-ushtaraku i shndërruar në politikan ka thënë se ushtria është prioritet edhe i partnerëve të PDK’së në koalicion – Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, raporton Gazeta Express.

-Advertisement-

“E kemi në platformën tonë që në tre muajt e ardhshëm pas zgjedhjeve, me formimin e qeverisë, do të formohet ushtria”, është shprehur Kastrati.

“Tre muaj pas formimit të qeverisë do ta kemi ushtrinë”, ka thënë ai, me shumë optimizëm.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy