Sport

Kastrati sfidon Mbappen, kjo është shpejtësia që ka arritur në fundjavë!

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 03 September 2019

Lirim Kastrati ka thyer një tjetër rekord në futbollin kroat. Reprezentuesi i Kosovës ka arritur shpejtësinë maksimale prej 36/36 km/h, diçka e jashtëzakonshme për nivelin e futbollit kroat, raporton Gazetasheshi.com.

Kastrati këtë statistikë e regjistroi në duelin e fundjavës përballë ekipit Slaven Beluppo, në takimin i realizoi edhe dy gola për ta ndihmuar ekipin e tij drejt fitores së radhës.

Sipas statistikave të institutit “FieldWiz”, 20 vjeçari e arriti këtë statistikë në pjesën e dytë të lojës.

-Advertisement-

Sipas këtij instituti Kastrati ishte njëri ndër futbollistët më të dalluar në fushën e lojës në bazë të performancave të treguara.

Kështu sulmuesi 20 vjeçar i afrohet tejet pranë rekordit që mbanë sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili në duelin Francë – Argjentinë të Botërorit të vitit 2018 arriti shpejtësinë maksimale 37.5 km/h.

Nëse vazhdon me këtë ritëm nuk do të jetë çudi nëse dëgjojmë se futbollisti kosovar tashmë e ka thyer këtë rekord.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera