Lajme

Kastrati: Pushteti në mënyrë populiste po mundohet të dëmtojë një përpjekje të drejtë

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 16 November 2021

Kryetari në largim i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka komentuar ri-hapjen e shkollave fillore në disa fshatra të kësaj komune.

Kastrati thotë nuk duhet keqpërdorur pamjet që janë shpërndarë sot ku shihen qytetarët duke festuar.

Ai shtoi se pushteti i ri po përdorë në mënyrë populiste cdo ndjeshmëri për të dëmtuar një të përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vërtetë.

-Advertisement-

“Problemi e as mangësitë tek “hapja” e sotme e shkollave nuk qëndrojnë tek qytetari, por tek pushteti. Një pushtet që përmes lidhjeve të shkurtëra dhe në mënyrë populliste përdor cdo ndjeshmëri për ta dëmtuar një përpjekje që do të vërtetohet si e drejtë dhe e vertetë, nuk është pushtet për njerëzit. Këta në Kamenicë nuk janë përjashtim. Pushteti e përdori popullizmin, shantazhin e premtimet, duke manipuluar me gjendjen e shoqërisë”, ka thënë ai.

“Gjuha e përdorur në rrjete sociale, apo festa e banorëve nuk duhet paraqitur as nga mediat e as nga mbështetësit me terma përçmues si primitivizëm apo prapakthim. Prapakthimin e gjejmë tek pushteti i ri, asesi tek banorët”, shtoi Kastrati.

Kastrati kishte filluar një reformë në arsim në komunën e Kamenicës, ku kishte mbyllur shkollat ku kishte pas nxënës. Ai kishte thënë se këto shkolla u mbyllën për shkak se kishin prej 5 deri në 7 nxënës gjithsej. Ai po ashtu kishte premtuar që do ua siguronte transportin këtyre nxnësve në shkolla tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera