Lajme

Kastrati nga Sunny Hill: Ministria i bëri Komunës kërkesa që s’i takojnë lidhur me Sunny Hill

Autori: Gazeta inFokus 21:23 | 15 June 2022

Alban Kastrati ka treguar pse pati probleme mes MAPL-së dhe komunës së Prishtinës për dhënien e tokës për Festivalin Sunny Hill.

Kastrati në emisionin Pressing në T7 ka treguar në detaje të gjithë atë që ka ndodhur.

“Rrëfimi më i shpeshtë i tregum këto ditë të fundit. Por po mundohem të bëjë një rezyme të ngjarjes që na ka shkaktuar këtë. Kemi bërë kërkesën për një hapësirë të re për festivalin pasi Gërmia lejon vetëm atë pjesën drejt dhe pjesa tjetër nuk është e akomodueshme për Sunny Hill. Ne patëm filluar bisedimet me ish-kryetarin Ahmeti. Kemi filluar bisedimet për një hapësirë për festivalin pasi e kemi parë masovizimin dhe aurën që është krijuar rreth festivalit. MAPL atëherë pati thënë se procedura nuk është bërë në rregull pasi kryetari Ahmeti nuk kishte ndjekur dy hapa dhe procedura nëpër të cilën ka kaluar në asamble nuk ak qenë në rregull ligjërisht”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Ai tregon se kryetari Përparim Rama kishte filluar menjëherë konsultimet me ekipin e Sunny Hill, por ai shton se këtë radhë kishte pasur presion nga ana e opozitës në Asamblenë komunale.

“Është dashur të presim për zgjedhjet lokale që të fillojmë bisedimet me pushtetin e ri. Kryetari Rama krijoi një ekip ku ishte edhe vet ai dhe filluam bisedimet që kjo të ndodhë sa më shpejt. Mirëpo tash pikat që kanë munguar në rastin e parë i kemi plotësuar që kanë qenë publikimi i listës së pronave që ka komuna për veti dhe dëshiron tua lë të tjerëve. Herën e parë nuk ka qenë e publikuar. Si kusht i dytë ka qenë marrëveshja e negociuar me kryetarin. Ajo nuk është bërë herën e parë pasi kishte vetëm votim. Në rastin e dytë, për dallim nga e para, kishim kundërshtime nga opozita AAK, VV e AKR. Aty filloi të bëhet problem medial. Çështja filloi të bëhet problem për MAPL pasi pati presion nga opozita”, shtoi ai.

Ai shton se ministria u vonua tej afatit të caktuar dhe se kërkoi nga komuna më shumë se sa duhej.

“Ne në këtë proces nuk jemi palë. Komuna komunikon me ministrinë. Të gjithë kërkesat që na kanë ardhur i kemi plotësuar në disa raste. Për të qenë aq të shpejtë i kemi dërguar ato në kabinetin e kryetarit Rama. Por filloi të politizohej problemi. Në rastin e parë lënda kaloi shumë shpejt por në rastin e dytë kaluam në teknikalitete shumë të vështira. MAPL kishte afat 15 ditë të përgjigjej por e ka kaluar atë afat dhe ende nuk kemi përgjgije. Pasi çështja u bë publike Ministria i bëri Komunës kërkesa që s’i takojnë lidhur me Sunny Hill. I gjithë ky proces prej vitit të kaluar. U kemi thënë gjithëve që jemi në proces të pritjes. Nevoja për të filluar punën ishte emergjente. Me gjasë këtu nuk jemi kuptuar me ministrinë”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera