Kastrati: Mos të humbet kohë duke pritur ndryshimet kushtetuese për FSK-në
Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 15 July 2018
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, vlerëson se bashkësia ndërkombëtare dhe partnerët strategjik të Kosovës asnjëherë nuk kanë thënë që janë kundër formimit të ushtrisë së përmes ligjit.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se ata kanë deklaruar se dëshirojnë që shndërrimi i FSK-së në ushtri të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese, por sipas tij, kjo nuk është e mundur.
“Kam dëgjuar shumë deklarata edhe të faktorit ndërkombëtar, partnerëve tanë strategjik, ata asnjëherë nuk i kam dëgjuar të kenë thënë që ne nuk pranojmë, nuk dëshirojmë që kjo të jetë me ndryshime ligjore por me ndryshime kushtetuese”.
“Çdo herë kanë thënë që ne do të dëshironim që transformimi i FSK-së të bëhet me ndryshime kushtetuese. Atë e dëshirojmë edhe ne, mirëpo nuk duket një dritë në tunel që kjo forcë të bëhet ashtu siç e dëshirojmë ne dhe faktori ndërkombëtar”, ka thënë Kastrati.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, krijimi Forcave të Armatosura mund të bëhet vetëm nga dy të tretat e votave të Kuvendit të Kosovës duke përfshirë edhe dy të tretat e votave nga deputetët që përfaqësojnë komitetet pakicë në Kuvend.
Kastrati është i bindur se ndryshimet kushtetuese janë të pamundshme aktualisht, nëse merret parasysh kundërshtimi kategorik dhe i vazhdueshëm i deputetëve të Listës Serbe.
Andaj, ai u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të ecin përpara me ndryshimin e mandatit apo misionit të Forcës së Sigurisë përmes ligjit.
Sipas Kastratit, duhet t’i përsëritet bashkësisë ndërkombëtare që deputetët serbë nuk duan të japin votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese.
“Mendoj që Qeveria e Kosovës, Parlamenti, presidenti si komandant supreme, duhet patjetër që ta bisedojnë me faktorin ndërkombëtar, t’u tregojnë realitetin që veç e dinë që përfaqësuesit serbë nuk duan ta japin këtë votë që është e nevojshme dhe ne si shtet i pavarur kemi të drejtën që ta bëjmë këtë transformim me ndryshime ligjore”.
“Askush s’mund të na ndalojë neve, s’është e nevojshme që dikush të na përzihet në punët tona se a do ta bëjmë ushtrinë me ligj apo me kushtetutë”, ka deklaruar Kastrati.
“Me Kushtetutë do të kishte qenë shumë mirë, por edhe emri le të mbetet kështu siç është, ia japim mandatin ushtarak dhe pastaj kjo forcë mund të ecë përpara me zhvillimet e veta operacionale që janë të nevojshme për të siguruar kufijtë, për të kontribuar në rajon dhe për të marrë pjesë në operacione paqeruajtëse në kuadër të NATO-s dhe BE-së”, ka shtuar ai.
Kastrati deklaroi për se Kosova nuk duhet të humbas kohë duke pritur këto ndryshime kushtetuese, sepse siç vlerëson ai, përfaqësuesit serbë që janë në Kuvend dhe Qeveri, nuk përfaqësojnë interesat e popullit tyre, por marrin direktiva direkt nga Beogradi zyrtar.
Autoritetet e Beogradit, thotë Kastrati, po i arrestojnë pjesëtarët serbë të FSK-së kur po hyjnë në Serbi, për tu bërë atyre presion që të braktisin këtë forcë e cila është multietnike dhe kjo situatë papranueshme duhet të zgjojë edhe reagimin e faktorit ndërkombëtar.
“FSK-ja është forcë multietnike, ka mbi 100 serbë në kuadër të saj, por ju po e shihni që po i arrestojnë kur po shkojnë në Serbi, vetëm për të bërë presion për të mos i lënë serbët të marrin pjesë Forcën e Sigurisë apo nesër në Forca të Armatosura”.
“… ata nuk dëshirojnë që Kosova të ecë përpara me zhvillimin e institucioneve të veta dhe kjo është e papranueshme jo vetëm për neve. Këtu duhet të dëgjohet edhe zëri i faktorit ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian”, është shprehur Kastrati.
Në vitin 2017 Kosova ka marr një iniciativë për ta krijuar ushtrinë vetëm me ligj dhe pa ndryshime kushtetuese, por kishte hasur në kundërshtime të ashpra nga ShBA-ja dhe NATO.
Forcat e Armatosura, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, mund të themelohen nën mbikëqyrjen e NATO-s, me numër të caktuar ushtarësh dhe me armatim dhe pajisje të përcaktuara në marrëveshje me NATO-n.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...