Kastrati i PDK-së për Kurtin: Rrenci më i madh që ka përjetuar skena politike kosovare
Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 12 December 2023
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka hedhur kritika dhe akuza të rënda ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe zëvendësit të tij, Besnik Bislimi.
Ai duke komentuar qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë kësaj periudhe ka thënë se kjo parti ka dështuar brenda, në aspektin politik e mos të flasim në atë të jashtëm
Madje për kreun e ekzekutivit Kastrati ka thënë se është “rrenci më i madh që ka përjetuar skena politike kosovare”.
“Është madje njeri i kobshëm, sepse ka shkelë mbi gjakun e njerëzve për me i realizu objektivat e veta politike. Për Kosovën është tregu shumë i rrezikshëm”, ka thënë Kastrati në emisionin “Përballje” në Telegrafi.
Ndërsa, Bislimin ai e ka akuzuar për hajni.
“Besnik Bislimi është ‘hajn’. Ai vitin e kaluar i ka pasur 3 mijë e 700 euro mëditje me shku në Bruksel dhe me i udhëheq bisedimet me Serbinë. Por, rezultati i tij dhe i ekipit të Albin Kurtit është autonomi me nenin shtatë”, ka thënë Kastrati, duke shtuar se i njëjti është pasuruar shumë tash e tri vjet prej kur është në pushtet.
Deputeti i PDK-së më tej ka kritikuar Qeverinë për zbehje të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës e mungesë të investimeve.
“Është zbehur dhe ka rënë për toke subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Pra, politikat e jashtme janë inekzistente. Është degraduar në çdo segment të politikave të jashtme, kurse nga brenda është gërryer sovraniteti”, është shprehur ai.
“Kur them kështu nuk mendoj vetëm për veriun për shkak të autonomisë të cilën e solli Albin Kurti duke dalë nga rendi kushtetues i Kosovës, por edhe për shkak se ekonomia është degraduar pa investime kapitale, pa investime të huaja, me portrete dhe profile ministrash mediokër që nuk e dinë se çka kanë me bë me këtë buxhet. Janë ankues kronikë dhe nuk kanë asnjë rezultat”.
Sipas Kastratit, i vetmi rezultat është që çdo i dyti qytetar dëshiron që të ikë nga vendi.
“Këtë nuk e thotë PDK-ja, por e thonë raportet ndërkombëtare, si ai i Bankës Botërore, i Raportit të Progresit etj. ka dhunim të institucioneve të Republikës së Kosovës. Në fakt, ka goditim. Pra në zhvillimin demokratik të tyre sepse jemi shtet i ri, po sa filloi me pa dritën e vet, do të thotë këta e dhunuan”.
Duke iu referuar zyrtarëve qeveritarë, deputeti opozitar ka thënë se ata flasin sikur Kosovën të tjerët e kanë marrë si Zvicër dhe e kanë dorëzuar si Somali. Por sipas tij, është e kundërta.
“Është marrë në situata të ngjashme me Somalinë kur s’ka pasë as infrastrukturë bazike, as kanalizim, as ujësjellës nëpër fshatra, as ndriçim, as rrugë, autostrada, as ambulanta, as shkolla, as sistem bankar. Të gjitha këto ka ndodhë në atë periudhë. Tash a ka mujt ma mirë a ka mujt ma keq? Kjo matet me metoda empirike”.
“Edhe sikur të pajtohemi me Lëvizjen Vetëvendosje se çdo gjë ka qenë zi. Pse nuk po ndryshon gjendja? Si nuk mundesh një element më të voglin me ndryshu në QKUK? Si mundesh me Ligjin e Pagave me i zbrit rrogat në sektorit publik? Si mundesh me thënë që paska qenë zi arsimi, kurse tani jemi akoma më poshtë? Në testin PISA kemi dalë të fundit. Si ka mundësi që tani raporti i Bankës Botërore thotë se 60 për qind e familjeve kosovare jetojnë në varfëri? Po flasim për një qeverisje e cila po i bën katër vjet”, ka theksuar ai.
Kastrati në këtë intervistë ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...