Lajme

Kastrati i PDK-së e quan Konjufcën vëlla, ai ia kthen: Kryetar i parlamentit jam

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 15 September 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, fjalimin e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës e nisi duke përshëndetur kryeparalmentarin Glauk Konjfca, të cilin e quajti vëlla.

“I nderuar vëlla Glauk, të nderuar vëllezër dhe motra”, ka thënë Kastrati duke filluar kështu fjalimin e tij.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja nga i pari i kuvendit i cili i tha shkurt “kryetar i Parlamentit jam”.

-Advertisement-

E ironia e Kastratit nuk përfundoi me aq, i cili përmes saj kritikoi Kurtin që kishte thënë se nuk mund t’i ndihmojë Rrahman Jasharajt si vëlla, ngase sipas tij ka kaluar koha kur kryeministrat bëhen vëllezër.

Kastrati nuk u kursye as për çështjen e zgjedhjes së e kryeministrit kryesues të Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi.

“Meqenëse ju e keni përqesh këtë lloj drejtimi të tij (Jasharajt), këtyre duhet më ju thanë edhe pse s’janë këtu të dashur shokë dhe shoqe të Këshillit Ekzekutiv, më falni të kabinetit qeveritar”, tha deputeti i PDK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera