Lajme

Kastrati i drejtohet Qeverisë: Qytetarët s’i kanë fajet, organizimi i vaksinimit është i thjeshtë

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 14 May 2021

Për disa orë para sallës “1 tetori” në Prishtinë është krijuar tollovi gjatë pritjes për vaksinim të personave mbi moshën 65-vjeçare, raporton Gazeta Express.

Për këtë ka ndërhyrë Policia e Kosovës, ndërsa MSH-ja është arsyetuar se personat që kanë krijuar tollovinë janë të komunave tjera.
Mirëpo, kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar duke publikuar disa foto ku shihet se si po shkon procesi i vaksinimit në këtë komunë.

Ai madje tha se për tollovinë e krijuar sot para sallës ‘1 Tetori’ në Prishtinë nuk e kanë fajin qytetarët, pasi sipas tij duhet të organizohen listat.

-Advertisement-

Ai tha se komuna e Kamenicës e ka bërë këtë duke i kontaktuar qytetarët disa herë.

“Qytetarët s’i kanë fajet. Kështu duket procesi i vaksinimit në QKMF në Kamenicë, pa pasë nevojë ta kopjojmë Tiranën. I kemi organizuar listat e qytetarëve në bazë të moshës. I kemi kontaktuar disa herë. E kemi specifikuar drejt orarin e vaksinimit, dhe i kemi pritur të organizuar. Është kaq e thjeshtë”, shkroi Kastrati

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera