Kasolli kërkon që tu bëhet testi i drogës të gjithë politikanëve, “akuzon” se lideri e deputetë të PDK-së përdorin drogën
Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 17 April 2023
Publicisti, Afrim Kasolli ka reaguar pas rastit të fundit ku stilisti i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, me pasaportë diplomatike u raportua dhe po dyshohet se u zu në aeroportin e Stambollit me drogë.
Kasolli ka thënë se ky skandal diplomatik nuk guxon të mbyllet por duhet të hetohet deri në fund. Madje sipas tij testi i drogës është i domosdoshëm për shumë politikanë në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.
Në reagimin e tij ai vë dyshime dhe përmend edhe emra politikanësh, parti e kafene në Prishtinë, duke thënë se nga tani asnjë seancë në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të nisë pa u bërë testi i drogës.
Në këtë reagim Kasolli ka hedhur dyshime edhe mbi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kreun e deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Ky është reagimi i tij i plotë:
“Testi i drogës i domosdoshëm për shumë politikanë në Kosovë
Skandali “diplomatik” i Valdrin Sahitit megjithate ka hapur shumë dilema tjera. Ai nuk guxon të mbyllet. Por duhet të hetohet deri në fund. Sepse kemi të bëjmë me një person me shume lidhje politke. Në ndejat e tij, siç dihet kanë marr pjesë shumë politikanë, sikur se presidentja Osmani, Krytari Krasniqi, nënkryetarja Çitaku, e ish ministrja e Puneve të Jashtme Haradinaj. Kush mund t’a dijë se çka ka ndodhur në ndërkohë në atë ambient? Askush? Po ashtu lokali Zone Club eshte një lokal i familjes së tij. Dhe frekuentohet sidomos nga antarët e klanit politik Bon Vivant.
Madje ka qenë vetë deputetja e PDK-se Eliza Hoxha qe e ka potencuar se kryetari i kësaj partie e pëlqen jetën e natës. Çka nëse nëpër këto vende të sipërcekura kjo kastë politke për t’a radikalizuar deri në fund pasionin e tyre hedonist konsumon edhe droga psikodelike që t’i stimulojnë nevojat e tyre psikoaktive?.
Sepse kemi të bëjmë me një shtresë që jeton me luksit material dhe mjerimit mendor dhe konceptual politik. Dhe kjo diskrepance, siç ka theksuar edhe Frencis Fukujama, sot është bërë një sfidë për rendin “post-historik” të post-njerezimit.
Prandaj, që të mos ketë dilema, që qytetarët e Kosovës të jenë sigurt se disa prej politikanëve të tyre janë konform ligjit, eshtë e domosdoshme që asnjë seancë të mos filloje tash e tutje pa e kryer testin e drogës për disa prej politikanëve të parlamentit.”/Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...