Kasami: Kurti e ka përkrahjen e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, Beogradi u alarmua pas vizitës
Autori: Gazeta inFokus
23:29 | 16 August 2023
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se nuk i është përgjigjur ftesës së organeve të rendit për intervistim pas organizmit të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se është hera e parë që ka reagime të tilla për tubime që sipas tij janë mbajtur edhe më herët në Maqedoninë e Veriut.
Kasami ka thënë se po përsëritet situata kur në Maqedoni janë burgosur kryetarë të partive e komunave për çështje të flamurit kombëtar.
“Ideja e Policisë ishte për shkak të ikonografisë në tubimin që është organizuar, tubime të tilla nga 2001 e këndej shqiptarët e Maqedonisë kanë organizuar rregullisht dhe nuk ka pasur kështu shqetësime, sepse ne vlerësojmë që lufta e 2001 solli disa të drejta të shqiptarëve, përkundër asaj që për çështje të flamurit, dihet që në Maqedoni të Veriut janë burgosur kryetarë komunash e partish e të na përsëritet pas më shumë se 20 vite po e njëjta gjë, që dy kryetar komune të thirren në polici dhe të paditen apo të dënohen për flamurin kombëtar vlerësoj që tregon realitetin e shqiptarëve në Maqedoni të veriut, dhe se sa partitë politike në qeveri për këto 20 vite kanë avancuar çështjen shqiptare”, ka thënë ai në një intervistë për RTK-në.
Sipas tij, situata e krijuar ka të bëjë me zhvillimet brenda Maqedonisë së Veriut si dhe me ato në rajon.
“Inspektorët e policisë kanë ardhur në komunë për të më intervistuar dhe për të kërkuar që unë të shkoj në stacionin e policisë për të sqaruar rastin, unë kam vlerësuar që nuk kemi çfarë të sqarojmë, dhe në këtë rast bëhet fjalë për një organizim zyrtar të komunës së Tetovës, që kanë qenë të informuar edhe qeveria edhe organet shtetërore. Nuk kam pranuar, kanë njoftuar që do të kem dënim për ngritjen e flamurit kombëtar dhe intonimin e himnit kombëtar, unë jam këtu dhe çfarëdo që ata mundohen të më frikojnë mua është e kot sepse shqiptarët e kanë tejkaluar frikën, pas luftës së 2001 shqiptarët janë zot të këtyre trojeve”, ka thënë Kasami.
Ai ka thënë se vizitën e Kurtit në Tetovë dhe Çair, Bashkimi Demokratik për Integrim e ka parë si mesazh për përkrahje të opozitës.
“Kryeministri Kurti është një faktor i rëndësishëm në Ballkan dhe është një lider i pëlqyer të shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, dhe ne vlerësojmë që përkrahja e tij është një indikator që opozita shqiptare në Maqedoni të Veriut është në rrugë të mbarë për tu konsoliduar dhe vlerësojmë që prezenca e kryeministrit Kurti bashkë me kryetarët e partive të tjera opozitare në Maqedonie të Veriut është një përkrahje së paku morale dhe për ne kjo është për tu vlerësuar”, ka thënë Kasami në RTK Prime.
Kasami ka thënë se përkrahja që i është dhënë Kurtit në Tetovë ka alarmuar edhe Beogradin.
“U alarmua edhe Beogradi, keni dëgjuar që vet presidenti Vuçiq reagoi në mënyrë skandaloze për vizitën e një kryeministri të një vendi mik në Maqedoni të Veriut me të gjithë përcjelljen e organizuar shteti si një kryeministër, tregon që në këto rrethana në të cilat është Kosova ka disa tendenca dhe zhvillime të cilat po mundohen që në relacionet e Kosovës me Serbinë, të izolojnë Kosovën, të izolojnë kryeministrin Kurti, të tregojnë se është i vetëm në këtë rrugëtim, dhe përkrahja masive, prezenca masive dhe entuziazmi i treguar nga shqiptarët më Maqedoni, edhe në Çair edhe në Tetovë dhe gjithandej ku janë shqiptarët e Maqedonisë, po tregon që kryeministri i Kosovës është në rrugë të mbarë, kryeministri i Kosovës ka përkrahjen e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni dhe besoj që edhe në Shqipëri”, ka thënë ai.
Të premten, Kurti ka qëndruar në Maqedoni të Veriut me ftesë të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu.
Ai ka marrë pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit “Adem Demaçi” në Çair, si dhe në një përurim në Tetovë.
Pas vizitës së tij ka pasur shumë reagime, ndër të cilat edhe nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i cili ka kërkuar sanksione për organizatorët e kësaj vizite, për shkak të ikonografisë shqiptare të përdorur gjatë manifestimeve.
Pas kësaj janë ngritur kallëzime penale kundër dy kryetarëve për “shkelje të ligjit për përdorimin e simboleve shtetërore”, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më 11 gusht.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



























