Sport

Karius i lindur për gafa, shikoni çfarë ka bërë së fundi (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 11 January 2020

Loris Karius duket se është i mallkuar. Portieri famëkeq, i cili do të mbahet mend për gafat në finalen e Champions League mes Liverpoolit dhe Real Madrid, është rikthyer të gabojë.

Në ndeshjen miqësore mes Besiktas dhe Altinordu, portieri ka bërë një gafë amatore, teksa nuk ka kontrolluar topin siç duhet pas një krosimi të lehtë, duke shënuar një autogol.

Sidoqoftë, nuk mbaron me kaq! Karius ka bërë një tjetër gafë, por për fatin e tij loja ishte e ndaluar. Futbollistët e Besiktas kthyen topin prapa për portierin e tyre, i cili tentoi të ndalonte topin, por pas sukses, duke bërë një tjetër gabim.

-Advertisement-

E pabesueshme se çfarë bën ky portier!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera