Lajme

Kardiologu i QKUK’së i reagon Labit: Unë ia jap pagën time veq mos me u ba Ministër i Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 22 October 2021

Kardiologu i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, Daut Gorani i ka reaguar ish-deputetit dhe këngëtarit Labinot Tahiri, i cili i kërkoi kryeministrit Albin Kurti që ta bëjë Ministër të Shëndetësisë.

Gorani ka ofruar që t’ia ofrojë pagën Labit vetëm që të mos e merr një pozitë të tillë.

“Une ja jep pagen time Labit mos mu ba Minister i Shëndetësisë. Më kujtohet kur rëfente në një emision televiziv që kur në jetë nuk kishte lexu asnjë libër!”, ka shkruar Gorani.

-Advertisement-

Ndryshe, Tahiri i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që ta vendos atë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, Tahiri ka thënë se si ministër i Shëndetësisë do të punonte pa pagë.

Tahiri i ka kërkuar Kurtit postin e ministrit të kësaj ministrie nëse ish-ministri Arben Vitia e fiton Prishtinën, duke u shprehur se do të punoj më mirë se që ka punuar çdo ministër i Shëndetësisë.

“E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor. Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro. I dashur Kryeministër, nëse Prishtinën e fiton i nderuari Arben Vitia; më jepni postin e tij si ministër i qeverisë tënde, vetëm në këtë mandat, dhe punën që unë do t’a bëja jam më se i bindur se nuk e kanë bërë asnjëri nga ministrat e shëndetësisë për këto njëzet vite”, ka shkruar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera