Lajme

Kardiologjia Invazive me notë proteste në adresë të Hotit për marrjen e hapësirave të repartit, reagon ShSKUK

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 28 October 2020

Stafi i Kardiologjisë Invazive ka dërguar sot ka dërguar notë proteste në Zyrën e Kryeministrit, për siç thonë ata, marrjen e hapësirave të repartit të Kardiologjisë Invazive. Sipas letrës, të cilën thuhet se në këtë hapësirë përfshihen me 14 shtretër, hapësirat përcjellëse të administratës dhe stafit infermieror si dhe aparaturat përcjellëse.

E i menjëhershëm ka qenë reagimi zyrtar i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar.

Nga ky institucion shëndetësor deklarojnë se menaxhmenti i Klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive ka qenë i konsultuar dhe i njoftuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, i cili ka pasur takim me menaxherët e klinikave dhe shefat e njësive. Poashtu, Komisioni për zgjerimin e kapaciteteve spitalore ka mbajtur disa takime nga të cilat kanë dalë vendime për zbatimin e të cilave është pajtuar edhe drejtori i këtij shërbimi.

-Advertisement-

“Kjo shkresë e Kardiologjisë Invazive vjen vetëm 12 orë pas publikimit të raportit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK, i cili dëshmon keqpërdorime financiare dhe keqmenaxhim organizativ në Klinikën e Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, të udhëhequr nga dr. Tefik Bekteshi. Ndaj atyre që kanë keqpërdorur besimin e menaxhmentit dhe qytetarëve, duke u munduar të fshihen pas “ kujdesit të shtuar për pacientë” do të veprohet konform akteve ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e SHhSKUK’së.

Tutje në reagim thuhet se drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, siguron të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se personeli ShSKUK-së, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësorë për të gjithë qytetarët në nivelin më të lartë profesional të mundshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera