Kardiologët: Cigaret alternative, më pak të dëmshme

Autori: Gazeta inFokus
11:31 | 31 March 2023
Në Samitin e Madridit propozohet marrja në konsideratë e alternativave më pak të dëmshme ndaj duhanpirjes. Konsumatorët po tërhiqen drejt produkteve inovative që reduktojnë dëmet e mundshme. Kardiologë të mirënjohur vlerësojnë ndikimin e cigareve alternative në reduktimin e dëmit
Shumë shtete në Evropë dhe konsumatorët e tyre po i kushtojnë një vëmendje të shtuar produkteve inovative që reduktojnë dëme të mundshme në shëndet.
Edhe konsumatorët shqiptarë janë përfshirë nga ky trend produktesh në përditshmërinë e tyre.
Një shembull konkret është ai inovacionit në industrinë e duhanit drejt ofrimit të duhanit me ngrohje dhe cigareve elektronike në vend të cigareve tradicionale.
Së fundmi, në Spanjë u mbajt Samiti për Reduktimin e Dëmeve, i cili mblodhi në diskutime autoritete të larta të qeverisë spanjolle, autoriteteve shëndetësore dhe shkencore. Platforma për Reduktimin e Dëmit të Duhanit propozoi marrjen në konsideratë të alternativave jo aq të dëmshme ndaj duhanpirjes, siç janë cigaret elektronike.
Reagime dhe konfirmime: Kardiologu Konstantinos Farsalinos argumentoi se: “Studimet gjatë 10 viteve të fundit tregojnë se niveli i toksinave në pajisjet elektronike është shumë më i ulët se në cigaret tradicionale”.
Po në të njëjtën linjë, Francesco Fedele, drejtor i Departamentit të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të frymëmarrjes në spitalin universitar Umberto I, profesor i Kardiologjisë në Universitetin La Sapienza, Romë thekson rëndësinë e “dallimit midis produkteve të duhanit me ngrohje dhe cigare elektronike të cilat mund të jenë me ekspozim më të vogël, pra me rrezik më të ulët”.
Ndërkohë Akademitë Kombëtare të Shkencës, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA dhe një kërkim i pavarur nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social në Angli arritën në përfundimin “që përdorimi i cigareve elektronike është shumë më pak i dëmshëm se pirja e duhanit”.
Edhe një rishikim i organizatës britanike Cochrane arriti në përfundimin se “normat e lënies së duhanit ishin më të larta tek njerëzit e prirur ndaj alternativave të nikotinës (duhanit me ngrohje)”.
Këto zhvillime tregojnë jo vetëm revolucionin që ka prekur industrinë e duhanit por edhe politikat orientuese të kompanive dhe qeverive në reduktimin e dëmit dhe tërheqjen e konsumatorëve drejt këtyre produkteve inovative – ku edhe konsumatorët shqiptarë po përqafojnë risinë në zgjedhjet e tyre.

Të tjera
-
I dyshuari sulmoi fizikisht një person, lëndohet burri që tentoi ta ndalë sulmin dhe alivanoset një grua
Policia njofton se një person e ka sulmuar fizikisht një person tjetër në Pri...
-
Eksperti gjerman: Kurti i pari kryeministër kosovar që rrezikoi raportet me ShBA-të
Eksperti për Ballkanin Oliver Jens Schmitt, ka folur për situatën në veriun e...
-
Plagoset një person në Podujevë, Policia thotë se të dyshuarit janë arrati
Një person është dërguar dje në QKUK pasi është plagosur me armë zjarri nga d...
-
Gjykimi në mungesë s’do të prodhojë efekt juridik për të akuzuarit, as drejtësi për viktimat
Ngritja e aktakuzave për gjykimin në mungesë për ndëshkimin e kryesve të krim...
-
Situata në veri, Lajçak e Escobar nesër vizitojnë Kosovën
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbis...
-
Situatë e qetë në veri, Policia dhe KFOR-i vazhdon të qëndrojë pranë komunave
Gjendja në tri komunat veriore në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok është e q...
-
Murtezaj: Në secilën fushë, për ATK-në veriu është sfidë
Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) Ilir Mur...
-
Kush përfiton nga trazirat në Kosovë?
Pas tensioneve në veri ditët e fundit bashkësia ndërkombëtare bën thirrje për...
-
47-vjeçari nga Kosova vdiq në një aksident në Zvicër
Një 47-vjeçar nga Kosova vdiq të premten në Zvicër si pasojë e një aksidenti ...
-
Kusari-Lila: Themelimi i Asociacionit veç sipas Kushtetutës
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me min...
-
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth emigrantëve shqiptarë
Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman, veçoi “kriminelët shqiptarë” pasi p...