Rozë

Kardashian s’e ka problem lidhjen e ish-it të saj me një tinejxhere

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 09 October 2017

A mund ta kenë lënë përfundimisht “dramën” prapa krahëve?

Muaj pasi Kourtney Kardashian ka filluar lidhjen me modelin, Younes Bendjima, ish-i dashuri i saj dhe babai i fëmijëve të saj, Scott Disick i ka dhënë fund netëve me modelet dhe aktoret e njohura, duke pazuar kështu jetën e tij të mbushur me “party”.

Ai duket se është rehatuar me Sofia Richie, lidhjen me të cilën ai e bëri në publik në muajin shtator, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

Të dyja lidhjet e ish-çiftit karakterizohen me diferencën e madhe në moshë – Kardashian është 38 vjeçare derisa Younes është 24 vjeçare, derisa Disick është 34 vjeçar e Richie, vajza e legjendës së muzikës, Lionel Richie, është 19 vjeçare.

Por të dy duket se tani kanë kaluar të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, dhe pse Disick kishte probleme të mëdha që ish-e dashura e tij të gjejë një të dashur tjetër, derisa Kardashian duket se është krejt në rregull që Scott ka një lidhje me Sofian.

Burime brenda familjes së njohur Kardashian ka thënë për TMZ-në se lidhja e yllit televiziv me tinejxheren nuk e shqetëson atë aspak, dhe se përkundrazi Kourtney është e lumtur se ai po ec përpara në jetën e tij.

Të njëjtat burime thonë se tashmë ish-çifti janë në rregull edhe me bashkëprindërimin, pasi kohë më parë ishte Kardashian ajo që e kishte ndaluar të takonte fëmijët e tyre për shkak të “sjelljes së tij jo të hijshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera