Rozë

Kardashian dhe West, plane për fëmijën e tretë

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 23 June 2017

Familja e Kim Kardashian dhe Kanye West mund të rritet, sipas disa medieve rozë, të cilave shtojnë se çifti ka pajtuar një grua për të mbajtur fëmijën e tyre të tretë, pasi një doktor e kishte këshilluar yllin e “reality show”-ve të mos niste një shtatzëni tjetër, që mund të ishte me shumë rrezik për të.

Revista “People” dhe “E! News”, duke cituar burime të paidentifikuara shkruajnë se, çifti ka pajtuar një grua që do të mbajë për 9 muaj në bark fëmijën e tyre, ndërsa “TMZ.com” shkon edhe më tej duke shkruar se ata kanë pranuar t’i japin gruas më shumë se 113 mijë dollarë për ta çuar deri në fund këtë përpjekje.

36-vjeçarja Kardashian ka dy fëmijë me reperin West, ndërsa ka folur hapur për vështirësitë e saj gjatë shtatzënive me vajzën North, që u lind në vitin 2013, dhe djalin Saint, i lindur në vitin 2015. Së fundmi, ajo ka pranuar se po merr në konsideratë lindjen e fëmijëve të tjerë me West, por në mitra të huazuara.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera