Shëndetësi

Karambola, fruti yll mrekullibërës

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 26 August 2017

Në Amerikën e Veriut njihet si ‘fruti yll’.

Bëhet fjalë për karambolin si frut që vend amë llogaritet ta ketë Sri Lankën.

Ka shumë lloje të këtij fruti që rritet nëpër rajonet tropike gjithandej botës. Ka me shije të ëmbël që thuhet se mund të përshkruhen  si të ngjashme me mollën, rrushin e dardhën.

-Advertisement-

Kur lihet anash shija, ky frut është mrekullibërës edhe për shëndetin. Sidomos për personat që vuajnë nga hipertensioni dhe diabeti, transmeton Klan Kosova.

Konsumimi i këtij fruti ulë sheqerin në gjak, por që përmban edhe shuam vitamina, minerale dhe antioksidantë me të mira mbrojtëse.

Ai po ashtu përdoret si antibiotikë, analgjetikë dhe për luftimin e inflamacioneve në medicinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera