Lajme

Kaqusha Jashari flet për inFokus, Trepça asesi nuk duhet të diskutohet në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 06 February 2019

Kaqusha Jashari, ish-kryetarja e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, për Gazetën inFokus, është shprehur kundër propozimit të Bashkësisë Evropiane që fati i Trepçës të jetë temë diskutimi në Bruksel, ku do të zhvillohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ajo, theksoi se me gjithë faktin që Beogradi do të insistoj që të vihen në tavolinë fati i Trepçës, delegacioni kosovar duhen ta kenë parasyshë se Trepça është pasuri kombëtare e Republikës së Kosovës.
Sipas saj, diskutimi për Trepçën cënon direkt sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Unë nuk mendoj se fati i Trepçës duhet m’u diskutu me gjithë insistimin Beogradi që të vihet në tavolinë fati i saj. Trepça është pasuria jonë që nuk diskutohet me Beogradinë. Është edhe punë sovraniteti në këtë mes sepse Trepça është në Kosovë. Prandaj unë nuk mendoj fare që duhet diskutuar me Serbinë për cështjen e Trepçës”, tha Jashari.

-Advertisement-

Kaqusha Jashari, mendon se lidershipi kosovar është vonuar në raport me Trepçën.

“Unë konsideroj që me Trepçën, ne shumë jemi vanu. Me ligjin për Trepçën është zgjat shumë. Beogradi të insistoj që nëpërmjet mundësië që mund t’ia dhuroj bashkësia evropiane që ta përvetësoj Trepçën por që ne, nuk duhet me lejuar në asnjë rrethanë. Trepça është e Kosovës”, shprehet ajo.

Më tej, Jashari, theksoj se marrë parasysh politikat e Serbisë, Trepça është më goditëse për ta se sa 100 përqindshi i taksës ndaj produkteve ushqimore.

“Ky rasti i Trepçës është më i rëndë se vendimi taksës. Prandaj në këtë konteskt Beogradi nuk do të tërhiqet por këta tanët nuk duhet të dialogojnë për fatin e Trepçës”, tha ajo.

Ajo, shtoi se politika kosovare e deritanishme ka qenë e papërgjegjshme për fatin e Trepçës.

“Fatkeqësisht, këta tanët ishin të papërgjegjshëm ne disa veprime në raport me Trepçën pasi që ne jemi shtet i panvarun që nga viti 2008. Prej atëhershit është desht që na me i vu ligjet edhe me funksionu si shtet. Këta po shkojnë në disa gjëra shumë ngadal dhe aty e shof përgjegjësinë tonë”, tha Jashari.
Ndryshe, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijancic, është deklaruar se në diskutimin e Kosovës me Serbinë, duhet të jetë edhe fati i Trepçës.

Kjo, ka shkaktuar reagime të shumta edhe tek lidershipi kosovar.

Kundër propozimit të Kocijancic, është deklaruar Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli si dhe partitë opozitare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera