Lajme

Kaq vota kishte marrë Albin Kurti në zgjedhjet e para të tij

Autori: Halil Berisha 20:01 | 19 October 2019

Vetëvendosje, në fillim ishte vetëm lëvizje, por jo parti politike.

Kështu, nuk garonte në zgjedhje e nuk kërkonte votën e popullit.

Megjithatë, kjo ndryshoi, e Vetëvendosje me kryetar Albin Kurti, mësynë Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e vitit 2010, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E në atë kohë, Vetëvendosje, mori 12.69% të votave apo 88 mijë e 652 vota, duke u radhitur si parti e tretë, pas PDK-së që ishte e para dhe LDK-së e dyta.

Ndërsa, lideri i Vetëvendosjes, në ato zgjedhje, mori 58 mijë e 467 vota.

E menjëherë pas Albin Kurtit, më i votuari në parti ishte Florin Krasniqi, me 17 mijë e 842 vota./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera