Lajme

Kaq vota i’a humbi Arben Vitia Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:23 | 18 October 2021

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, e liroi nga detyra e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitinë dhe e kandidoi për kryetar të komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht se Kurti e Vitia ishin të bindur në fitore pa balotazh, kjo gjë nuk ndodhi pasi LVV-ja në Prishtinë mbeti në balotazh me kandidatin e LDK-së, Përparim Rama.

Bazuar në rezultatet preliminare të KQZ-së, Arben Vitia doli i pari me 35,433 vota apo 42,33%, kurse Përparim Rama i dyti me 24,572 vota apo 29,35%.

-Advertisement-

Krahasuar me zgjedhjet lokale në raundin e parë të vitit 2017, Arben Vitia i’a ka humbur Lëvizjes Vetëvendosje plotë 2,861 vota në Prishtinë, kjo pasi para katër viteve kandidati i LVV-së, Shpend Ahmeti, kishte marrë 38,294 vota.

Në zgjedhjet e vitit 2017 në balotazh Shpend Ahmeti kishte fituar kundrejt Arban Abrashit të LDK-së, kurse edhe kësaj radhe LVV dhe LDK do të garojnë në balotazh për të parin e kryeqytetit.

Më poshtë keni rezultatet pas raundit të parë në vitin 2017 dhe 2021 për komunën e Prishtinës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera