Rozë

Kaq shpenzon Loredana për një paraqitje

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 25 January 2021

Rep-artistja Loredana Zefi, njihet në estradën shqiptare për shpenzimet dhe jetën luksoze.

Ajo në rrjete sociale është mjaft aktive, duke ndarë kështu postime nga përditshmëria, përfshirë edhe udhëtimet e ndryshme.

Në disa postime në Instagram, bukuroshja jo vetëm që ka ndërruar stilin, por është parë edhe me një veshje plot stil.

-Advertisement-

Shqipe.Closet ka grumbulluar shpenzimet që ajo ka bërë për këtë paraqitje, duke rezultuar se Lori ka harxhuar 102.660 euro.

Vlerën më të madhe e posedojnë aksesorët prej ari, derisa edhe rrobat me marka të njohura ishin të kushtueshme.

Pa marrë parasysh shumës, reperja padyshim që ka shkëlqyer në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj.

“Kein Hunger” në anën tjetër është projekti saj I fundit, që erdhi në bashkëpunim me UFO 361.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera