Lajme

Kaq raste me coronavirus janë aktive në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:36 | 22 May 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, të enjten konfirmoi vetëm edhe një rast i cili doli pozitiv me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Nga data 08 shkurt në Kosovë janë bërë 12.551, teste ndërsa pozitivë kanë dalë  1.004 raste, shkruan gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, nga virusi COVID-19 janë shëruar gjithsej 769 raste, cka do të thotë se raste aktive me coronavirus në Kosovë janë vetëm edhe 235 raste.

-Advertisement-

Në njoftimin e fundit nga Klinika Infektive e QKUK-së, të së enjtes u tha se në këtë Klinikë janë të shtrire vetëm edhe 8 pacientë me coronavirus.

Pra 227 raste janë duke u vetë trajtuar në shtëpi. E nga virusi COVID-19 deri më tani në Kosovë kanë humbur jetën 29 persona.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 21 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 5.136.795 raste të COVID-19 dhe 331.496 raste të vdekjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera