Lajme

Kaq raste janë pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:00 | 18 November 2020

Sipas IKSHPK-së gjatë 24 orëve të fundit 720 kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19, shkruan Gazeta inFokus.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.599 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 720 raste pozitive”, thuhet në njoftim.

Numri total i rasteve pozitive është 31.215 raste nga 123.976 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 860 raste të vdekjes./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Aa

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera