Lajme

Kaq qytetarë votuan paradite në Maqedoni

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 30 September 2018

Deri në orën 09:00 në referendumin e për emrin e Maqedonisë, nga 80 komuna kanë dalë për të votuar 2.45% e qytetarëve me të drejtë vote.

Kështu ka njoftuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në këtë shtet.

Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së, tha se të gjitha vendvotimet janë hapur me kohë dhe se procesi tash dy orë e gjysmë po vazhdon në mënyrë të rregullt.

-Advertisement-

Ai ka se kanë informatat që kanë marrë nga 71.53 përqind e vendvotimeve, dalja e qytetarëve për të votuar deri në orën 9:00, është 2.45 përqind.

Sipas tij, deri në këto momente janë tri ankesa, të cilat janë refuzuar nga KSHZ-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera