Lajme

Kaq pritet të rritet çmimi i biletës së autobusit në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 14 August 2022

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, në një intervistë për Ekonomia Online ka treguar se në kryeqytet parashihet të operojnë 161 autobusë.

Ndërmarrja Trafiku Urban, ka sqaruar ai operon me 51 autobusë e pritet që t’i shtohen 30 të tjerë. Musliu shtoi se me blerjen e autobusëve të rinj do të ngritët edhe çmimi i biletave nga 40 në 50 cent.

Sipas tij, kërkesë tjetër është edhe operimi i minibusëve për zonat rurale dhe urbane. Ai ka sqaruar se sektori privat do të operojë me 80 autobus të rinj.

-Advertisement-

“Me planin e mobilitetit për kryeqytetin parashihet të operojnë 161 autobusë. Realisht me këta autobus do t’i bëjmë zgjidhje transportit publik. Ne për momentin kemi 51 autobusë në Trafikun Urban, mendohet me ardhë edhe 30 të tjerë”.

“Prej BERZh kemi disa kushte para se të bëjmë thirrjen e re për blerjen e autobusëve të rinj. Që kushti i parë ka të bëjë me nënshkrimin e kontratës me njërin prej operatorëve privat. Kushti i dytë është rritja e çmimit të biletës prej 40 cent në 50 cent për arsye se biznes plani çmimi i derivateve ka qenë krejt tjetër andaj mbrapa kësaj po shohim arsye të qëndrueshme”.

“Prej 30 autobusëve 6 deri në 8 mendohet me qenë elektrikë. Kërkesë që është bërë së fundmi është të kemi edhe minibus për arsye se kemi kërkesë nga disa zona rurale me pas transport publik. Minibus mund të përdoren edhe brenda qendrës në kryeqytet. Pjesa e sektorit privat mendohet të operohet me 80 autobusë të rinj të tjerë”, tha Musliu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera