Kaq po shitet një metër dru në Prishtinë, mund të shtrenjtohet edhe më shumë
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 19 Korrik 2022
Aktualisht një metër kub dru kushton deri në 80 euro, me një tendencë rritjeje në 100 euro. Një ton pelet vitin e kaluar kushtonte 180 euro, sivjet kushton 300 euro, gjithashtu me tendencë rritjeje.
Kohët e fundit qytetarët e Kosovës po përballen me rritjen e çmimeve të shumë produkteve bazike për jetesë.
Ndonëse janë edhe disa muaj deri në rënien e temperaturave, qytetarët kanë filluar të përgatiten për muajt e dimrit, duke u furnizuar me dru për ngrohje.
Por, për dallim nga viti i kaluar, ngritje të dukshme të çmimeve ka edhe te kubiku i druve.
Druvari thonë se aktualisht një metër kub dru lëviz nga 50 në 80 euro, derisa paralajmërojnë se sa më afër dimrit kjo do të shkojë edhe më lartë.
Ata thonë se janë detyruar ta rrisin çmimin duke iu përshtatur tregut, duke shprehur se ka edhe mungesë të druve.
Por të brengosur me çmimin e lartë të druve shprehen qytetarët.
“Tash jam i interesuar desha ti marr do, 70 metra euro është shtrenjtë, një pension 180 euro, 70 euro një metër dru, vështir është populli me i’a dal”, ka thënë Nazif Sadiku qytetar.
“Ne e bëjmë ngrohjen me dru, por metri i druve ka shkuar 50-60 euro, dmth për ne që punojmë edhe e kemi rrogën minimale 300 euro s’mundemi me i’a dalim, se di çka do bëjmë”, thotë Fadil Durmishi, qytetar.
“Në pikë të verës bre një metër 70 euro një metër dru, në pikë të verës, një shish vaj 3 euro, krejt katastrofë”, Fetije Sahiti, qytetare.
Krahas çmimit të druve, rritje ka shënuar edhe çmimi i biomasës – peletit.
“Vitin e kaluar ka qenë çmimi diku 180 deri në 200 euro, kurse sivjet është 300 euro, ka ngritje rreth 30%. u rrit interesimi, po jo edhe aq shumë”, Fitim Xhata, përpunues i peletit.
Ndërsa në KEDS paralajmërojnë se gjatë dimrit do të jetë vështir, bazuar edhe në çmimin e energjisë në bursë.
“Në krahasim me vitin e kaluar kur veç çmimet kanë qenë jashtëzakonisht të larta, sigurisht që bazuar në këta indikator, na pret një dimër mjaftë i vështire. Ne nuk kemi qëndruar duarkryq, jemi duke bërë revizionimin e rrjetit dhe mirëmbajtjen e tij… Jemi duke vazhduar edhe me përgatitje tjera, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë energjetik, mirëpo kjo sigurisht që varet edhe nga faktorët tjerë” ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it për RTK.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...


































