Lajme

Kaq persona votuan për LVV-në e PDK-në në Mitrovicën e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 03 December 2020

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut.

Kandidatë të tre partive, “luftuan” për të marrë pushtetin në Mitrovicë në zgjedhjet e së dielës.

Përveç listës serbe me kandidat, Milan Radojeviq, i cili doli fitues, në këto zgjedhje kandiduan edhe Lëvizja Vetëvendosje, me kandidat Erden Atiq dhe Partia Demokratike e Kosovës me kandidat Florent Azemin.

-Advertisement-

318 persona votuan për PDK-në në zgjedhjet për kryetar komunë në Mitrovicën e Veriut dhe ndërsa 351 vota ka marrë kandidati i LVV-së.

Për kryetar të Mitrovicës së veriut ka kandiduar edhe një kandidat i pavarur, Dusan Milunovic i cili mori 256 vota.

Fitues me 7 mijë e 916 vota foli kandidati i Listës Serbe./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera