Lajme

Kaq persona u arrestuan të hënën që nuk respektuan urdhrat e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 14 April 2020

Këtë të hënë për mos-bindje të Qeverisë në luftën kundër koronaivursit, priu Prizreni.

Në këtë qytet pati 13 të arrestuar në 10 raste, shkruan gazeta inFokus.

E për veprën “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, vendin e dytë si qyteti që nuk respektoi urdhrat është Mitrovica e Jugut me 10 të arrestuar e 6 raste.

-Advertisement-

Pas Mitrovicës së Jugut është Peja me 9 të arrestuar e 6 raste, ndërsa më Mitrovicën e Veriut nuk pati asnjë rast të raportuar.

Në total këtë të hënë pati 55 persona të arrestuar në 37 raste, shkruan gazeta inFokus.

Kujtojmë se që nga kjo e martë në fuqi do të hynë masa të reja e më rigoroze./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera