Lajme

Kaq persona janë të infektuar nga koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 16 September 2020

Në ditët e fundit numri i personave të infektuar me koronavirus sipas statistikave të IKSHPK-së, ka rënë.
Sipas raportit të fundit të këtij Instituti në tërë vendin janë të infektuar 71 qytetarë, shkruan Gazeta Infokus.
Mirëpo numri i raste të cilët janë aktive me COVID-19 është 2 mijë e 378.
Përderisa në Kosovë nga fillimi i paraqitjes së këtij virusi në mars e deri me tani kanë humbur jetën 601 persona.
Numri i rasteve të infektuar ka shkuar në 14 mijë e 763, ndërsa janë shëruar 11 mijë e 784 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.763 raste nga 59.033 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 601 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.784 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.378”, tregojnë nga IKSHPK./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera