Lajme

Kaq persona janë shëruar në Shqipëri deri tash nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 10:00 | 29 March 2020

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu ka dhënë lajmin se në mesin e tetë personave të shëruar për 24 orë, janë edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë tha q ënumri i personelit mjekësorë që është shëruar në Tiranë e Durrës ka arritur në tetë persona, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa numri total i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri ka arritur në 40.

-Advertisement-

“Edhe dy mjekë të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë shëruar, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Shkon në tetë numri i personelit mjekësor të shëruar në Tiranë dhe Durrës. Deri tani janë 40 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me COVID-19″, shkruan Manastirliu.

“Deri dje në vendin tonë u konfirmuar 197 raste pozitive me Covid 19, nga të cilat 10 prej tyre kanë rezultuar fatale me humbje jete, ndërkohë që 40 të tjerë janë shëruar”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera