Lajme

Kaq person u arrestuan për shkak se nuk respektuan vendimet e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 27 March 2020

Për të parandaluar përhapjen e kronavirusit Qeveria e Kosovës ka marrë një sërë masash.

Por jo të gjithë janë duke i respektuar ato, shkruan Gazeta inFokus

Për këtë Policia e Kosovës vetëm brenda 24 orëve ka arrestuar 12 persona për mosrespketim të vendimeve.

-Advertisement-

Në pasditën e djeshme Policia ka arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverise lidhur me operatoret ekonomik në atë mënyre që nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për krijimin e distancës shoqërore dhe shmangien e kontaktit për punonjësit dhe klientët sipas rekomandive të MSH-se dhe IKSHP duke lejuar mbrenda hapësirës se mbyllur gjithsej 27 persona pa vendosurshenjat dhe paralajmërimet për distance shoqërore. Me vendim te prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Ndërsa në Lipjanë ka arrestuar nje tjetër person i cilika qenë në vet izolim dhe i njëjti nuk ka zbatuar masat e sigurisë ndaj COVID 19 duke dalë nga shtëpia.

Edhe në rajonin e Gjilanit vetëm të të enjtën janë arrestuar tetë persona për shkeljen e këtyre vendimeve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkullkosovar pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe vendimin eorganit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19. I dyshuari ka lejuar një numër të konsiderueshëm te klientëve të qëndrojnë brenda hapësirës së lokalit dukeju shërbyer pije në kundërshtim me masat mbrojtëse higjienike. Me vendim tëprokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Gjithashtu në Gjilan janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovar të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me urdhër të prokurort tënjëjtit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa në Viti ka arrestuar një person i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë duke punuar në lokalin e tij me lojërafati ku aty ishin duke luajtur 7 persona.

Policia e Kosovës poashtu bënë të ditur se edhe në rajonin e Pejës tre persona janë arrestuar pai që kanë  hapur lokalet e tyre,  gjë e cila është në kundwrshtim me vendimet e Qeverisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera