Lajme

Kaq përqind e maturantëve e kaluan Provimin e Maturës në gusht

Autori: Islam Morina 17:27 | 06 September 2022

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni, ka njoftuar se nga maturantët që iu nënshtruan provimit të maturës në gusht, 60.2 prej tyre e kanë kaluar atë, shkruan Gazeta infokus.

Provimin e maturës e kanë paraqitur 5,084 maturantë, por në test kanë hyrë vetëm 3,958 nga ta, prej të cilëve 21 janë larguar nga provimi shkaku i përdorimit të telefonit gjatë testit.

“Arritshmëria mesatare në test është 43.2%. Provimi i Maturës është organizuar më 27 gusht 2022, në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces janë angazhuar 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues”.

-Advertisement-

“Provimin e kanë paraqitur 5,084 nxënës, por në test kanë hyrë 3,958 prej tyres. Nga testi për shkak të përdorimit të telefonit janë larguar 21 nxënës”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera