Lajme

Kaq pasuri ka kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 14 June 2017

Posti i kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit i sjell të hyra vjetor mbi 16 mijë euro pa përfshirë edhe shpenzimet tjera të cilat i rimbursohen nga komuna.

Në të dhënat e publikuara nga Agjencioni kundër Korrupsionit, Ahmeti nuk ka deklaruar asnjë pasuri të paluajtshme, por e ka sqaruar se është në banim të përkohshëm në Çagllavicë në lagjen “Nic”në shtëpinë e cila sipas tij është në pronësi të vëllait tij dhe se dokumentacioni është paraqitur në AKK në vitin 2014.

Pasuri të luajtshme, Ahmeti ka deklaruar një makinë Skoda Superb me vlerë 10 mijë euro të cilën thotë ta ketë blerë nga të hyrat e punësimit.

-Advertisement-

Ai para të gatshme që i mbanë në bankë ka 2 mijë e 500 euro në Bankën Ekonomike dhe 2 mijë e 300 euro të bashkëshortes në Bankën TEB.

I pari i Prishtinës ka deklaruar edhe kartelë kredie me vlerë 1 mijë e 200 euro.

Banesa e prindëve e dhënë në shfrytëzim nga Teatri Kranihor, babit në vitin 1973. Është bërë kërkesa për privatimzim nga prindi, por ende nuk ka përgjigje defenitive. Çfarëdo ndryshimi në statusin e banesës do të paraqitet në AKK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera